Lajme
Këtë muaj dalin në qarkullim “autobusët e Shpendit”
Kontingjenti i pari i këtyre autobusëve prej 30 sish, pritet të hyjë në funksion në gjysmën e dytë të këtij muaji, ndërsa pjesa tjetër në pranverë
Njëri nga projektet më të mëdha që ka realizuar Shpend Ahmeti për 3 vjet në Prishtinë, është pajisja e trafikut urban me 51 autobusë të rinj që kalojnë shifrën e 10 milionë eurove. Kontingjenti i pari i këtyre autobusëve prej 30 sosh, pritet të hyjnë në sistem në fund të këtij muaji, ndërsa pjesa tjetër në pranverë.
Këta autobusë pritet që t’i mbulojnë linjat më të frekuentuara në qytet, të cilat janë: linja 4 – nga “Bregu i diellit” deri të “Parku i Gërmisë”, si dhe linjën 3 – nga “Lagjja e Spitalit” deri në lagjen “Kodra e trimave”.
Miranda Mullafazliu është zëdhënëse në Komunën e Prishtinës. “Në Prishtinë tashmë kanë arritur të dy kontingjentet e para të autobusëve të rinj dhe do të hyjnë në funksion në linjat 3 dhe 4 të trafikut urban me të përfunduar edhe disa procedura teknike dhe administrative. Në ndërkohë, ‘IVECO Bus’ është duke trajnuar stafin e ‘Trafikut urban’”, ka thënë ajo, citon Zeri.
Edhe Halil Mustafa, kryeshef i “Trafikut urban”, ka thënë se autobusët tashmë janë në kryeqytet dhe se, siç thotë ai, nga data 15 deri më 20 shkurt do të dalin në komunikacion. Ai ka thënë se “Trafiku urban” tashmë është gati dhe shumë shpejt do të ketë edhe staf të ri.
“Autobusët tashmë kanë arritur. Shumë shpejt po presim të dalin në qarkullim, prej 15 deri më 20 shkurt. Janë procedura e prokurimit, pastaj çështja e konkursit, trajnimi i stafit që automatikisht vijnë prej IVECO-s. Ata e kanë obligim 7 ditë që ta bëjnë trajnimin e vozitësve. Trafiku është gati, e kemi kryer trajnimin e automekanikëve, të vozitësve edhe pse është një pjesë bukur e vjetër e vozitësve, pra është dallimi i madh pasi deri dje kanë vozitur autobusë të vjetër, ndërsa tani janë autobusë të prodhimit të ri”, ka thënë Mustafa. Ndër të tjera Mustafa ka thënë se është hapur konkursi për vozitësit e rinj dhe se, sipas tij, e preferuar është mosha deri në 45 vjeç.
Marrëveshja me kompaninë “Iveco” është nënshkruar në shtator ndërmjet Shpend Ahmetit, kryetari i Prishtinës dhe përfaqësuesit të kompaninë “Iveco”. 51 autobusët e rinj do të përdoren për trafikun urban dhe janë të standardit Euro 6. Sipas marrëveshjes, Kompania “Iveco” do të sjellë autobusët e parë në dy afate: 30 autobusët e parë do të arrijnë brenda 90 ditësh kurse 21 autobusët e tjerë brenda 120 ditësh.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












