Shkurt.ch
Këto janë 10 aeroportet më të mira në botë
Në vendin e parë është aeroporti Changi i Singapurit. Aeropori i Cyrihut është në vendin e tetë në botë
Aeroporti Changi Airport i Singapurit nga viti 2010 e deri më tash është zgjedhur tri herë si më i miri në botë nga instituti i transportit ajror Skytrax i Londrës. Vlerësimi është mbështetur nga një sondazh i cili bëhet me pasagjerët, në të cilin kësaj here kanë marrë pjesë 12. 85 milionë sish nga 110 vende të botës, shkruan focus.de.
Veç shërbimeve tjera dhe komoditetit, aeroporti kampion ka joshur pasagjerët edhe me një kinema, një pishinë dhe një numër kopshtesh brenda kompleksit të tij.
Aeroporti i Cyrihut në këtë garë ka zënë vetëm vendin e tetë, ose një vend më poshtë se vitin e kaluar.
Në vendin e dytë, ashtu sikurse edhe një vit më parë është aeroporti Incheon i Seulit, Koreja e Jugut. I treti është aeroporti i Munihut, i cili njëherësh shpallet më i miri në Evropë.
Në vendin e katërt është Aeroporti Ndërkombëtar i Hongkongut. Në radhë vijnë pastaj aeroportet: Shiphol (Amsterdam), Haneda (Tokio), Den Beijing Capital International Airport , Peking, Aeroporti I Cyrihut, Vancouver Interntaional Airport, London Heathrow.
Pjesëmarrësit në sondazh kanë mundur të përcaktohen për gjithsej 410 aeroporte nga e gjithë bota. Janë vlerësuar 39 kritere, si: check-in-i, aterrimi, transferi, mundësitë për blerje, siguria etj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













