Lajme
Këto vende sot do t’i vizitojë Kurti si kryeministër i Kosovës
Kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti, pasi të marrë mandatin nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, do të fillojë vizitat e para në vend. Sipas një njoftimi për media, Kurti vizitën e parë do ta bëjë në Prekaz, ku do të bëjë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”. Kjo ngjarje është paraparë të mbahet në ora 12:15.
Pas kësaj, Kurti do të vazhdojë në Komunën e Mitrovicës, ku do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000. Kjo ngjarje sipas agjendës së tij do të mbahet në ora 13:00. Ndërsa në ora 11:00 Kurti merr formalisht detyrën nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.
Ai është zgjedhur si kryeministër me 66 vota për, 10 abstenime. Partia e Kurtit do të bashkëqeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deklarimet, dallimet dhe takimet e disa muajve arritën t’i zyrtarizojnë në një koalicion të dielën e 2 shkurtit 2020, gati 4 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













