E-Diaspora
KF Gjakova, e para në “Gothia Cup”
‘Gothia Cup’ është turne tradicional dhe mbahet çdo vit. Ky turne mbledh rreth 1200 ekipe nga e mbarë bota
Të rinjtë e KF Gjakovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Ekipi gjakovar ka fituar turneun ‘Gothia Cup’, i cili është mbajtur në Suedi.
Gjakova në finale të këtij turneu prestigjioz ka dërmuar skuadrën suedeze Halmstads, duke e mundur me rezultat të thellë 8:2.
Për të arritur deri në finale, gjakovarët kanë në xhiron e parë kanë mposhtur ekipin suedez, Gerskens (6:0), pastaj Assyriska (4:3), Puebla nga Meksiko (5:2), Bele Barkaby (8:6 pen.), kurse në gjysmëfinale kanë fituar ndaj ekipit gjerman, Maccabi Frankfurt (2:0).
Gjatë gjithë turneut, skuadra e Gjakovës ka pasur edhe përkrahjen nga bashkatdhetarët, të cilët i kanë ndjekur në çdo ndeshje, shkruan gazetaexpress.com.
‘Gothia Cup’ është turne tradicional dhe mbahet çdo vit. Ky turne mbledh rreth 1200 ekipe nga e mbarë bota.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












