Lajme
KFOR-i heton rrethanat e arrestimit të policëve kosovarë
Edhe EULEX-i, ka bërë të ditur se po i hulumton rrethanat dhe lokacionin ku ka ndhodhur ngjarja
Një komision ushtarak i KFOR-it ka dalë në vendin e ngjarjes për të vërtetuar dhe hetuar rastin e arrestimit të policëve kosovarë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri nga policia serbe në pikën kufitare të Merdares.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, u ka thëmë nediave kosovare se policët e kidnapuar nga xhandarmëria serbe kanë qenë duke patrulluar brenda territorit të Kosovës. Sipas tij, kjo ka dal edhe nga hetimet e zhvilluara nga policia e EULEX-it dhe KFOR-it.
Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se është në kontakt me autoritetet ndërkombëtare, sidomos me EULEX-in, për të ushtruar ndikimin që policët, ndaj të cilëve është shpallur ndalesa prej 48 orësh në burgun e Kurshumlisë, të lirohen dhe të kthehen në shtëpi, raporton RTK.
Edhe EULEX-i, ka bërë të ditur se po i hulumton rrethanat dhe lokacionin ku ka ndhodhur ngjarja.
EULEX-i ka shprehur habinë me këtë veprim pas frymës pozitive dhe arritjes së marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit gjatë dialogut Kosovë – Serbi.
Policia e Serbisë të shtunën, ka arrestuar në rajonin e Merdarës dy policë të Kosovës.
Pas arrestimit kanë reaguar Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, dhe partitë politike, të cilët kanë dënuar këtë akt dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë.
Po ashtu ka reaguar edhe Qeveria e Shqipërisë, si dhe politikanë shqiptarë nga Maqedonia.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












