CH-Ballkani
KFOR-i reagon për fluturimin e avionëve serbë në Preshevë
Forca në Kosovë (KFOR) e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka reaguar pas raportimeve në mediat kosovare për fluturimin e aeroplanëve luftarakë serbë në kufirin me Kosovën, përkatësisht në Preshevë.
KFOR-i ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia, duke thënë se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.
Nëpërmjet një njoftimi për media, KFOR ka bërë të ditur se është duke i ndërmarrë kontrollet e duhura, përkitazi me rastin, përcjell albinfo.ch.
“KFOR është duke e monitoruar situatën, dhe e fton popullatën të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime”, bën të ditur njoftimi.
“Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadejstvo 2108’, të planifikuar për nesër”, ka sqaruar KFOR.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










