Kosova
KFOR, stërvitje katërditore në tetë komuna
Nga 4 deri më 6 korrik misioni i KFOR-it në Kosovë do të kryejë stërvitje rutinë ushtarake.
Ushtarët dhe automjetet do të vendosen në Istog, Shtërpcë, Mamushë, Deçan, Gjakovë, Dragash, Han të Elezit dhe në Kaçanik, përcjell albinfo.ch.
“Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me fluturime tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës. Radhët e mjeteve të rënda do të kalojnë transit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit. KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatë.
Ky mision u shpreh se është i përkushtuar në zbatimin e mandantit të tij, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni











