Kosova
KFOR: Situata e qetë por e brishtë, kemi shtuar patrullimet përgjatë kufirit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka vlerësuar se situata në Kosovë tash për tash është e qetë por e brishtë.
Ata shtojnë se për të shtuar sigurinë kanë rritur numrin e pjesëtarëve të misionit.
“Pas tensioneve të fundit, ne dislokuam rreth një mijë trupa shtesë në Kosovë dhe rritëm praninë e KFOR-it në veri të Kosovës. Gjithashtu kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe vijën administrative kufitare. Prandaj, KFOR-i ka një prani fleksibile dhe të dukshme në mbarë Kosovën, gjë që i mundëson misionit tonë të mbikëqyr nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe t’i përgjigjet të gjitha situatave që mund të kenë ndikim në një mjedis të sigurt”, thonë nga KFOR.
Shtohet tutje se qëllim mbetet parandalimi i përshkallëzimit dhe pajisja e gatishmëria për të marrë të gjitha masat për të përmbushur misionin e tyre.
“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë nëpërmjet mënyrave të ndryshme, duke përfshirë ndër të tjera patrullimet, angazhimet me popullatën vendase dhe komunikimin e rregullt me një gamë të gjerë bashkëpuntorësh, duke përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë, misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe trupën diplomatike. Për më tepër, KFOR-i vepron në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, të cilët janë reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, shtojnë tutje nga KFOR.
Po ashtu, nga misioni paqeruajtës thonë se kjo bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë së nevojshme për të vazhduar dialogimi.
“Duke vepruar kësisoj, KFOR-i do të vazhdojë të krijojë kornizën e nevojshmë të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian në mënyrë që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen, në të mirë të të gjitha komuniteteve. Ne besojmë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Siç tha edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij në rajon nëntorin e kaluar, “stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe dhunës”, thuhet nga KFOR-i.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













