Kriza në Ukrainë
Kievi: Rusia humbi 24,000 trupa në vetëm tri javë
Për vetëm tri javë, forcat ruse kanë humbur më shumë se 24,000 trupa, sipas të dhënave nga autoritetet ukrainase.
Gjatë muajit tetor, sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës, Moska ka humbur 24,090 personel ushtarak, raporton Newsweek.
Më herët gjatë javës u raportua se më shumë se 8 miliardë dollarë artileri ruse është shkatërruar në vitin 2024, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, transmeton albinfo.ch.
“Një nga ditët më të rëndësishme të humbjeve për forcat ruse ndodhi më 22 shtator, kur forcat ukrainase neutralizuan 81 sisteme artilerie në një ditë të vetme”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj periudhe Rusia ka përjetuar disa nga humbjet më të larta të personelit ushtarak rus, me 35,680 në korrik, 36,810 në gusht dhe 38,130 në shtator.
Ndryshe, sipas Ministrisë së Financave të Ukrainës, bazuar në llogaritjet e dhëna nga Forbes Ukraine, kostoja totale e pajisjeve të humbura nga Rusia në Ukrainë tani është më shumë se 73 miliardë dollarë.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026










