Shkurt.ch
Kim Jong Un: “Zvicra po shkel të drejtat e njeriut”
Këtë kritikë diktatori korean e ka shqiptuar pasi që Zvicra refuzon të furnizojë Korenë e Veriut me teleferikë për terrenin e skitarisë që është duke planifikuar
Zvicra ia ka prishur llogaritë diktatorit verikorean Kim Jong Un duke hedhur poshtë ofertën për të ndihmuar ndërtimin e resorit të skijimit.
I dëshpëruar me këtë kundërshtim, Jong Un e k akuzuar Zvicrën jo më pak se për “shkelje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar “Washington Post”.
Por, njësoj sikur Zvicra, edhe Austria dhe Franca kanë hedhur poshtë ofertat shumë milionëshe nga Koreja e Veriut.
Nga ana tjetër problem për realizimin e vizionit të Kim Jong Un-it është se në vendin e tij mungon ekspertiza teknike për prodhimin e teleferikëve. Diktatori i kishte vënë vetes për synim të ndërtonte terrenin e skitarisë për t`i rivalizuar Koresë së Jugut, ku, në vitin 2018 do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore, shkruan focus.de. nga ana tjetër, vetëm Kim Jong-Un, gjatë kohës kur ka ndjekur mësimet në një kolegj privat në Zvicër, ka qenë një skitar i pasionuar.
Por, politika izolacioniste dhe shpesh e papërgjegjshme e provokuese ndaj pjesës tjetër ë botës dhe shkelja e të drejtave të njeriut brenda vendit, kanë bërë që shumica e shteteve perëndimore të vendosin sanksione ndaj Koresë veriore. Në mesin e këtyre vendeve është edhe Zvicra.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












