Kosova
Kishte vjedhur rreth 45 mijë euro në një shtëpi të mërgimtarit, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 18.01.2023, në orën 15:40 Policia Rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve kishte pranuar një informacion se në rrugën ”Avdyrrahim Shehu” në Kaçanik kishte ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Policët e rendit, e më pas policët hetues dhe krim-teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.
Nga hetimet e para është mësuar se nga personi/persona të panjohur nga dritarja e katit të parë kishin depërtuar me forcë brenda në shtëpi dhe, sipas ankuesit, pronarit të shtëpisë, i cili ishte në Angli, nga aty ishin vjedhur para prej 36-37 mijë funte, 4-5 mijë euro dhe gjësende të tjera.
“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, mbledhjes së provave të nevojshme, hetuesit rajonal kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin: B.C (M/K) i moshës 26-vjeçar.
Është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se në bashkëkryerje me dy të dyshuar të tjerë, të mitur, të cilët janë në paraburgim për raste të tjera, kanë kryer vjedhjen e rreth 40 mijë funteve angleze (rreth 45 mijë euro), një sasi të stolive të arit, një televizor dhe disa mjete pune”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari B.C. dërgohet në mbajtje për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për të vazhduar me procedura të tjera hetimore ndaj dy të dyshuarve të tjerë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










