Sport
Klubi Labinoti, nikoqir i turnirit të parë mes klubeve shqiptare të futbollit
FC Dardania, fituese e turnirit futbollistik në Zvicër
Nëpërmjet futbollit synohet afrimi i të rinjve dhe ruajtja e një shoqërie të shëndoshë sportive.
Duket që uji i Baselit të jetë produktiv për futbollistët shqiptarë të kësaj ane. Ata përveç se po lënë gjurmë në futbollin profesional, vend të rëndësishëm po zënë edhe në kategoritë më të ulëta e në turnire futbollistike. Futbollistët e Baselit, të ekipit të Dardanisë, treguan që kanë mentalitet fitues. Kjo është parë shumëherë më parë dhe u pa edhe këtë fundjavë në turnirin e organizuar nga KF Labinoti në Amriswil të Thurgaues.
© albinfo.ch
Dardania u shpall ekipi më i mirë shqiptar në Zvicër, pasi mundi FC Tetovën me rezultat të ngushtë, 1 me 0. Së paku kështu dukej një të diel përballë ekipeve shqiptare që garojnë në ligat zvicerane.
Ky lloj i turnirit njëherësh është i pari deri më tash i organizuar nga një ekip futbollistik shqiptar, pasi që luhet në fushë të madhe me njëmbëdhjetë lojtarë.
Dy trajnerët e ekipeve finaliste, Enver Hajdari i FC Dardanisë nga Baseli dhe Samir Idrizi i ekipit FC Tetova nga Cyrihu, u shprehën të kënaqur me lojën e zhvilluar dhe në përgjithësi me organizimin e turnirit.
FC Dardania mbylli këtë turnir me vetëm një barazim. Të tjerat fitore. Madje, duke mos marrë as edhe një gol. Finalja nuk ishte një përballje edhe aq atraktive për shikuesit gjatë njëzet minutave lojë, sa edhe ishte kohëzgjatja e një ballafaqimi në këtë turnir.
Por, si e çfarë kanë përjetuar futbollistët e futbolldashësit në këtë turnir, si dukej ai?
Siç dihet, në kuadër të aktiviteteve të shumta sportive të mërgatës sonë në Zvicër futbolli realisht mban ende gjallë kërshërinë e shumë të rinjve shqiptarë e më gjerë për t’u ballafaquar në lojëra futbollistike të turnirëve verore pas mbarimit të kampionateve në ligat ku ata garojnë.
Po në këtë vazhdë u mbajt edhe turniri i futbollit në Amriswil të Thurgaues nën organizim të ekipit shqiptar, KF Labinoti. E shtuna dhe e diela ishin dy ditët e kësaj fundjave të rezervuar për futbollistë e futbolldashës. E para për futbollistë e pasionues në fusha të përgjysmuara, kurse dita e dytë, e diela, për ekipet shqiptare që garojnë në liga të ndryshme zvicerane. Në këtë përballje ftesës iu kishin përgjigjur: KF Rugova, FC Tetova, KF Labinoti, FC Dardania dhe Euro Wings.
Kurse dita e mëparshme, e shtuna, kishte mbledhur në fushën e KF Labinotit 36 ekipe të tjera me nga 6 lojtarë për ekip.
Dhe ju mund të thoni se turnire të këtilla futbolli shihni e përjetoni ngado që të shkoni në këto ditë vere. Çfarë ka të re këtu?
Gjithsesi keni të drejtë! Është e vërtetë. Shohim ekipe që duan fitore me çdo kusht dhe ekipe që duan të jenë në atë mes qoftë përmes dëshirës për të luajtur pak, a për ta mbështetur ekipin organizues, apo edhe të tillë që për një ditë vere duan ta rregullojnë sadopak vijën e trupit tani që jemi në prag të pushimeve verore, ku pa dyshim në agjendë të shumicës së mërgimtarëve është edhe deti.
Sido qoftë, futbolli mes shqiptarëve ka më shumë se kaq: dëshirën për të luajtur e spektaklin mes fitores dhe humbjes, gëzimit e hidhërimit.
Ofrohen edhe ushqime tradicionale nga vendi, muzikë nga ato më të rrallat, ofrohen vuazelat shqiptare, përkatësisht zurlat e daullet. Por, edhe spektakël, kësaj here, të klubit të motoristëve Plisat.
Të gjitha këto gërshetime e kjo rezonancë u përjetuan në një qytezë të largët të Zvicrës, në Amriswil, që për një ditë thuajse u takonte vetëm shqiptarëve.
KF Labinoti, ekip pa probleme financiare e me një kryesi të përkushtuar ndaj klubit
Futbolli është më tepër se një pasion edhe për lojtarët e Labinotit. Është një defilim i kënaqësisë shpirtërore, thotë Ceti nga Shkupi, i cili mbështet këtë klub qysh nga mosha rinore.
KF Labinoti ka një histori 17-vjeçare të lojës aktive në ligat zvicerane. Debuton me një buxhet afërsisht rreth 50 mijë frangash dhe ka pasur kulmin e suksesit deri në ligën e tretë rajonale të Thurgaues.
Kryetari i klubit, Latif Kasami, nuk fsheh gëzimin e pranisë së portalit albinfo.ch. Si një aktivist i hershëm në diasporë dhe si i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, sjell përvojën e duhur për ta udhëhequr klubin Labinoti drejt sukseseve të tjera, tregon Nusret Selimi-Ceti
Dëshira e Latif Kasamit është që organizimi të ndikojë në integrimin më të mirë të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane. Siç thotë ai „që këta të rinj e të reja të kenë rastin të njihen ndërmjet vete, të respektohen e të nderohen. E më në fund ndoshta edhe të miqësohen me njëri-tjetrin“. Ndërkohë që tregon se janë ftuar të marrin pjesë të gjitha ekipet që ata i njohin e që kanë bashkëpunim e kontakte me ta. Gojarisht të gjithë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kurse sot shihet që disa mungojnë, thotë ai. Janë vetëm pesë ekipe që iu kanë përgjigjur pozitivisht ftesës.
Sido qoftë, ne jemi tejet të kënaqur me turnirin, megjithëse u luajt dy ditë. Me të vetmin synim që klubet aktive të shqiptarëve të Zvicrës të njihen më shumë e më mirë për një të ardhme më të avancuar të futbollistëve tanë këtu, plotëson ai.
Ndërkohë që kuptojmë se sekretari i klubit, Avni Asani, pas mbarimit me sukses të studimeve master në Cyrih dhe Amerikë, është aktiv edhe si futbollist te Labinoti. Ai është ligjërues në Shkollën e Lartë të Cyriihut në Winterthur, drejtimi Banka dhe Financa.
Përfaqësuesi i Eurowings-it në Thurgau, sponsori i ekipit Labinoti dhe menaxheri i Labinotit, Ismajl Uka nga Gostivari, thotë të jetë i lumtur me klubin. E bën për shqiptarë dhe asgjë më tepër; dua të jap maksimumin që të kemi një shoqëri të shëndoshë e aktive në aktivitete sportive, thotë ai.
Po ashtu u bë e ditur se ekipi fitues i këtij turniri mund ta mbajë kupën vetëm nëse arrin ta fitojë dy herë radhazi.
Kurse në kategorinë e së shtunës vendin e parë e fitoi ekipi Fahrschule Shala, i cili u shpërblye me një mijë franga, me shtatëqind i dyti dhe me treqind i treti.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e sigurimeve të makinave në Zvicër po rriten për shkak të kostove të riparimeve Çmimet e sigurimeve të makinave pritet të rriten përsëri vitin e ardhshëm. Arsyeja kryesore janë kostot... -
Friburg: Këshilli i Shtetit kundër fondit publik të sigurimit shëndetësor -
Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën mbi biletat e avionit -
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026? -
Më pak vende pune dhe më shumë papunësi në sektorin bankar zviceran












