Kosova
KMDLNJ e vlerëson pozitivisht fushatën elektorale
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka vlerësuar fushatën të qetë, pa tensione, pa fyerje dhe si shumë më e pranueshme krahasuar me zgjedhjet paraprake.
KMDLNJ thotë se gjatë kësaj fushate vërehej mungesa e panove të shumta që praktikoheshin më parë, kur edhe kishte ankesa të shumta për grisjen e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Barrën kryesore e kishin liderët e subjekteve politike që nuk lanë gurë pa lëvizur për të siguruar vota. Keqpërdorimi i fëmijëve dhe i resurseve institucionale ishin më të pakta se në të kaluarën dhe PZAP-i ishte efikas në shqiptimin e dënimeve në rast se dëshmohej se ishte bërë shkelje e rregullave të fushatës. Ishte e theksuar një tensionim mes subjekteve politike serbe për shkak të ndërhyrjes flagrante të Serbisë për fushatën, e mbase kjo do të përsëritet edhe ditën e votimit. Organizatat që e monitorojnë fushatën e bënë punën me profesionalizëm dhe korrektësi, sikur edhe KQZ-ja. U bë një veprim i drejtë që kandidatët e decertifikuar përsëri u certifikuan, me gjithë kundërshtimin e diplomatëve ndërkombëtarë që në shumë raste nuk i përmbahen Konventës së Vjenës që rregullon mandatin dhe përgjegjësitë e tyre në vendet ku shërbejnë”, thuhet në njoftim.
KMDLNJ pati propozuar më parë, sikur edhe tani kërkon që të sigurohet një bazë ligjore me të cilën do të listoheshin veprat penale kur dikujt mund t’i mohohet kandidimi. KMDLNJ uron që dita e zgjedhjeve të kalojë e qetë dhe që me sukses të përmbyllet ky proces zgjedhor.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












