Lajme
KMDLNj kërkon sqarime për mosregjistrim të qytetarëve jashtë vendit
KMDLNj:"Nuk janë regjistruar qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe pasurit e paluajtshme që i kanë në Kosovë"
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë thotë se qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës janë të diskriminuar me procesin e regjistrimit që ka filluar këtë muaj.
KMDLNj raporton se ka vërejtur këtyre ditëve që gjatë procesit të regjistrimit nuk janë regjistruar qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe pasurit e paluajtshme që i kanë në Kosovë, me gjithë deklarimet e familjarëve të tyre.
KMDLNj me këtë rast kërkon nga Komisioni Shtetëror i Regjistrimit dhe Enti i Statistikave të Kosovës që të japin sqarime se si do të regjistrohen personat apo qytetarët e Kosovës që përkohësisht punojnë jashtë vendit dhe si do të regjistrohen pronat e tyre në Kosovë?”, thuhet në një deklaratë të KMLDNJ-së.
Duke shtuar se KMDLNJ ka parasysh faktin që një pjesë e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit nuk kanë qëndrim të përhershëm ne vendet ku jetojnë.
Po ashtu, një pjesë e madhe e tyre ndikojnë shumë në ekonomitë familjare në Kosovë. Pra, janë pjesëmarrës kryesorë në përcaktimin e kushteve socio-ekonomike të familjeve kosovare.
Sipas KMDLNj shqetësimet e qytetarëve janë legjitime dhe se në këtë rast diaspora po diskriminohet duke mos u trajtuar si qytetarët e Kosovës.
KMDLNj do t’i konsiderojë si jo të vlefshme rezultatet e regjistrimit nëse ky regjistrim nuk shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe nëse në këtë regjistrim nuk përfshihen të gjithë qytetarët që përkohësisht jetojnë jashtë Kosovës”, thuhet në këtë deklaratë të KMLDNj-së.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026











