Sport
“Kobra” është gati
Boksieri shqiptar po përgatitet intesivisht me meçin e karrierës kundër David Haye, që zhvillohet më 21 maj në Londër
Arnold Gjergjaj i njohur me nofkën “Kobra” është gati për meçin më të madh në karrierën e tij deri më tani. Gjergjaj më 21 maj do të ballafaqohet me boksierin britanik David Haye. Në një intervistë për “Blick”, boksieri shqiptar ka thënë se është i gatshëm për këtë duel, përcjell albinfo.ch.
“Kam pasur javë të vështirë, ku kam stërvitur intensivisht. Shumica e punës është bërë. Tashmë do të fokusohem në sparing dhe më pas do të vjen lufta”, deklaroi Gjergjaj për gazetën zvicerane.
Ai stërvitet shumë me seriozitet për këtë meç. “Unë gjithmonë stërvitem në mënyrë serioze. Duhej të përgatitem për këtë betejë dhe asnjëherë nuk kam parë kaq partner të mirë në sparing. Shpresoj që do të shpaguhet pas dy javësh. Nuk kam problem që do të ndeshem në Londër. Është mirë të ndeshesh para atyre shikuesve. Jam i fokusuar për duelin me Haye. Jam i gatshëm dhe dua të kthehem me fitore nga Londra”, theksoi boksieri shqiptar.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?











