Lajme
Koch: Nëse do të kishte pandemi të re, nuk do të mbyllej vendi
Njeriu që ishte përgjegjës për bllokimet tre vjet më parë thotë se nëse do të kishte një pandemi të re, ai nuk do të mbyllte shkollat, shtëpitë e kujdesit apo kufijtë.
Tre vjet më parë këtë muaj hynë në fuqi rregullat e para të bllokimit.
Daniel Koch tani ka dalë në pension, por ai ishte kreu i Departamentit të Sëmundjeve Transmetuese në Zyrën Federale të Shëndetësisë kur shpërtheu pandemia, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për Tamedian, ai thotë se Zvicra ishte nën presion të madh nga vendet e tjera.
Koch thotë se në të vërtetë donte t’i linte shkollat hapur, por ato po mbylleshin diku tjetër. Ai vazhdon duke thënë se mbyllja e kufijve tokësorë ishte e pakuptimtë, pasi mijëra shoferë kamionësh dhe punëtorë gjithsesi kalonin çdo ditë.
Ai gjithashtu thotë se ndalimi i vizitorëve nga shtëpitë e kujdesit kufizoi shumë të drejtat e banorëve.
Por ai nuk pajtohet që Zvicra reagoi shumë vonë ndaj pandemisë, duke theksuar se ishte një nga vendet e para që ndaloi ngjarjet e mëdha.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë Sot, qytetarët e Zvicrës po votojnë për iniciativën popullore “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”,... -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve -
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër -
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër













