Shkurt.ch
Kodit Penal i hiqen nenet famoze
Për ndryshimin e Kodit votua 59 deputetë, ndërsa përveç dy abstenimeve, asnjë deputetë nuk votoi kund projektligjit
Ligjvënësit kosovarë e kanë “përmirësuar” gabimin që e bënë dy javë më parë, duke “hequr qafe” nga Kodi Penal i Kosovës tri nenet kontroverse 37, 38 dhe 39, të cilat ngjallen debat disa muajsh, ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe komunitetit të medieve.
Kodi Penal u vë në rend dite në seancën e rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës duke iu shmangur procedurave të rregullta. Ndërsa ata që insistuan me çdo kusht që projekt-Kodi të procedohet, ishin vetë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilën dy javë më parë votuan kundër heqjes.
Projektligji për ndryshimin e Kodit Penal u votua nga 59 deputetë, ndërsa përveç dy ligjvënësve që u deklaruan të përmbajtur (abstenuan), kund projektligjit nuk votoi asnjë deputet. Disa nga deputetët e opozitës, ndërkaq këtë projektligj të modifikuar e konsideruan si “gjellë pa kripë”.
“Pavarësisht që pasuli ishte pa krip, ne do ta përkrahim si grup parlamentar”, deklaroi Adem Grabovci në emër të PDK. Këtij lloj debati i kontribuoi edhe shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri. “Kjo po tregon se Adem Grabovci po e han gjellën pa krip”, tha ai.
Ndryshe miratimi i këtij Kodi është bërë temë debati ka më shumë se dy muaj në Kosovë. Gazetarët, duke e ndjerë vetëm të censuruar nga dy nenet e këtij Kodi, 37 dhe 38, të cilat i detyrojnë të tregojnë burimin e informacionit, organizuan protesta dhe bojkotuan punën e institucioneve.
Ata kërkuan nga presidentja Atifete Jahjaga që Kodin Penal të mos e nënshkruaj, dhe kjo e fundit votoi në anën e medieve. Ajo ia ktheu mbrapsht Kuvendit Kodin për përmirësim, por ligjvënësit, kryesisht ata të PDK-së, nuk e përfillën vendimin e presidentes as të organizatave ndërkombëtare dhe votuan kundër heqjes së nenit 37 dhe 38.
Ky vendim i tyre ndikoi që zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi të jep dorëheqje, pasi që vet kishte premtuar se nëse Kodi nuk pastrohet nga këto nene, ai do të dorëhiqet nga të gjitha postet në qeveri. Votimi kundër ndryshimeve, detyroi të reagojë edh kryeministri Hashim Thaçi. Ky i fundit tha se po ndihet i turpëruar me vendimin e deputetëve të partisë së tij.
Dhe ishte PDK ajo që ndikoi që Kodi Penal të hyj në Kuvend si projektligj “klandestin” për t’u votuar dhe për të shpëtuar zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










