Lajme
Kolona deri në 10 kilometra në Merdar
Kolona të gjata janë krijuar për të hyrë në Kosovë nga Merdari.
Kolona është mbi 10 kilometra, e cila shihet nga një video, ku radha e gjatë e veturave që po presin për të hyrë në këtë pikë kufitare është e pafund.
Derisa ky qytetar është ankuar se kolona ka arritur në 10 kilometra, ndryshe është në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ku thuhet se kolonat në Merdar janë deri në dy kilometra dhe pritjet janë deri në pesë orë.
Kolona të gjata janë krijuar në pothuajse krejt pikat kufitare për hyrje në Kosovë, veçanërisht në Jarinjë dhe Merdar, për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që ia kanë mësyrë vendlindjes për festat e fundvitit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











