Shkurt.ch
Kolona e gjatë 12 kilometra para tunelit të Gothardit
Pushimet e Pashkëve janë gjithmonë rast kur pushuesit nga veriu, kryesisht nga Gjermania dhe pjesa gjermane e Zvicrës ia mësyjnë drejt jugut, Italisë e tutje. Dhe gjithmonë, masat e mëdha të njerëzve nëmakina duhet të kalojnë përmes të njëjtës “vrimë të gjilpërës”, gjegjësisht përmes tunelit Gotthard. Kështu, kolonat e stëgjata dhe tollovia janë të paraprogramuara.
Nga mëngjesi i të premtes, në autostradën A2, në hyrjen veriore të tunelit Gotthard është formuar një kolonë automjetesh, e gjatë rreth 12 kilometra që nënkupton pritje prej rreth dy orë e gjysmë të secilit. Shërbimi për informim Viasuisse rekomandon që për udhëtimin në drejtim të jugut, pushuesit të kalojnë nëpër autostradën A13 mbi qafën San Bernardino ose përmes rrugës Lötschenberg-Simplon.
Për shkak të sasisë së madhe të borës që ende është duke u pastruar, në relacionin Realp/UR dhe Hospental/UR përkohësisht nuk ka qarkullim trenash të linjës Matterhorn Gotthard Bahn. Ndërsa për një kohë të pacaktuar është ndërprerë edhe ngarkimi i automjeteve në linjën Oberalppass.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026












