Lajme
Kolona të gjata në Merdare, dy orë pritje në kufij
Sipas Policisë së Kosovës, udhëtarët po detyrohen të presin nga dy orë për të hyrë në territorin e Kosovës në Merdare. Te Dheu i Bardh pritjet janë më të shkurtra
Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, por edhe kalimet e rëndomta kufitare, kanë ndikuar që gjatë ditës së sotme të shtohen kolonat në hyrje të Kosovës në dy pikëkalimet kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardh. Sipas Policisë së Kosovës, udhëtarët po detyrohen të presin nga dy orë për të hyrë në territorin e Kosovës në Merdare.
Ndërsa, për të kaluar nga Kosova në Serbi qytetarët duhet të presin një orë.
Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardh pritja për të hyrë në Kosovë po zgjatë për më se gjysmë ore, e dalja nga Kosova rreth 15 minuta. Në pikat tjera kufitare, siç raporton KKoova gjithçka po shkon siç duhet.
Për t’i evidentuar këto pritje të gjata në dy pikat Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku fluksi i kalimtarëve është më i madh pikë, policia ka dalë në teren dhe është duke punuar në këtë drejtim. Madje disa herë iu është rekomanduar qytetarëve, kryesisht bashkatdhetarëve që t’i ndjekin dhe pikat tjera kufitare me Serbinë, Muçibabën dhe Mutivodën.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











