Kosova
Komandanti i KFOR-it: Jemi të përgatitur për çdo situatë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është shprehur se KFOR-i po i vëzhgon nga afër zhvillimet sa i përket aspektit të sigurisë.
“KFOR-i po vëzhgon nga afër zhvillimet, të cilat janë të rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe misioni ynë është i vendosur për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, dhe për t’u përshtatur me çdo zhvillim që mund të ndikojë në stabilitetin rajonal”, tha Ulutash.
I pyetur se nëse ka rrezik të përsëritet sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, Ulutash tha se NATO ka përforcuar misionin e KFOR-it, duke vendosur rreth 1000 trupa shtesë në Kosovë
Ai shtoi se falë vendosjes së trupave shtesë, është rritur aktiviteti i tyre në veri të Kosovës, duke trefishuar patrullimet.
Ulutash gjithashtu ritheksoi se objektivi kryesor i tyre mbetet parandalimi i përshkallëzimit të situatës së sigurisë, duke thënë se janë të përgatitur dhe të pajisur “për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së”.
“Objektivi ynë parësor mbetet parandalimi i përshkallëzimit dhe, për rrjedhojë, ne po ndjekim nga afër çdo zhvillim përkatës të sigurisë përmes një qëndrimi të dukshëm dhe fleksibil, me patrulla të rregullta dhe angazhime me komunitetet lokale. Në rast të rritjes së tensioneve, ne jemi të përgatitur dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së. Dislokimi shtesë i zbatuar nga KFOR-i e sjell fuqinë e tij totale në mbi 4800 trupa, gjë që i mundëson KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së në mënyrë efektive”, tha Ulutash./KSP
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër










