Jeta në Zvicër
Komisioni, kundër fitimit të vizës C me automatizëm
Me këtë formulim, që është votuar 7:3, ai synon të parandalojë pretendimin e të huajve për ta kërkuar me gjyq vizën C
Komisioni parapërgatitor i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës ka mbështetur në parim Ligjin e ri për të Huajt. Ky ligj i rishikuar në fokus të tij, sipas vullnetit të qeverisë federale ka integrimin e të huajve. Ai ka përfshirë parimin bazë “stimulim dhe kërkim” në mënyrë më të detajuar dhe po ashtu bën në mënyrë më të qartë ndarjen e detyrave në mes të federatës dhe kantoneve.
Duke përshëndetur synimin në fjalë, komisioni për politika shtetërore i Dhomës së kantoneve e ka votuar këtë ligj me 7 vota pro, asnjë kundër dhe tri abstenime.
Të huajt sipas propozimit të qeverisë që përfshihet në këtë ligj, pas 10 vjet qëndrimi dhe integrimi të suksesshëm në Zvicër duhet të marrin në mënyrë automatike Lejen e përhershme të qëndrimit (vizën C). Por, komisioni i përmendur e ka modifikuar në këtë pikë formulimin “duhet” me një tjetër “mundet”.
Me këtë formulim, që është votuar 7:3, ai synon të parandalojë pretendimin e të huajve për ta kërkuar me gjyq vizën C. Kështu do të pamundësohet që Gjykata federale të vendosë se çfarë nënkuptohet me integrim, shkruan nzz.ch. Kjo kompetencë duhet tu takojë autoriteteve kantonale , të cilat gjatë vlerësimit të shkallës ë integrimit do të shqyrtojnë edhe specifikat lokale.
Mbështetësit e formulimit që të huajt duhet të fitojnë vizën C në mënyrë automatike pas dhjetë viteve e arsyetojnë qëndrimin e tyre me nevojën për barazi dhe për siguri juridike. Kjo aq më tepër kur dihet se në të ardhmen shtetësinë zvicerane mund ta kërkojnë vetëm të huajt që kanë vizën C.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” Në përfundim të semestrit, nxënësit vazhduan mësimin dhe aktivitetet edukative, ndërsa klasa e nëntë nisi punën... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore












