Shkurt.ch
Komisioni parlamentar, pro iniciativës kundër pedofilisë
Iniciativa kërkon që personat pedofilë, të marrin një ndalim automatik dhe të përjetshëm për të ushtruar veprimtari që lidhen me fëmijët
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës qe shprehur në mënyrë të papritur në sesionin e fillimvitit në të mirë të iniciativës kundër pedofilisë. Por, pjesë të kundërpropozimit të bërë nga Qeveria Federale megjithatë duhet të zbatohen, ka vendosur të premten Komisioni Juridik i kësaj dhome.
Iniciativa popullore kërkon që personat të cilët kanë mbajtur dënimin për vepra pedofilie, të marrin një ndalim automatik dhe të përjetshëm për të ushtruar ndonjë veprimtari që lidhet me fëmijët. Ndërkaq Qeveria Federale e ka hedhur poshtë këtë iniciativë duke dhënë një kundërpropozim që parasheh ndalimin10 vjeçar të veprimtarive me fëmijë.
Por në aspektet tjera, qeveria shkon madje më larg se bartësit e iniciativës. Ajo kërkon ndalim të kontakteve me fëmijët dhe ndalim të kalimit në rajone të caktuara për personat e dënuar për pedofili.
Tash rreth iniciativës mbetet të shprehet edhe Dhoma e kantoneve e Parlamentit Federal të Zvicrës. Komisioni ka vendosur me rezultat 20:2 për lëndën dypjesëshe të iniciativës. Ndërsa ndryshimet i ka miratuar njëzëri. Në sesionin veror Dhoma Nacionale diskuton sërish për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë Popullariteti në rritje i vinjetës elektronike ka ndihmuar në nxitjen e mashtrimeve... -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Macron bëhet ikonë e modës në Davos -
SWISS anulon disa fluturime -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane












