Shkurt.ch
Kompania zvicerane bën diamante nga të vdekurit!
Një diamant i tillë kushton ndërmjet 5.000 deri 22 mijë dollarë
Kompania zvicerane “Algordanza” ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën dhe është tema kryesore e këtyre ditëve në rrjetet sociale për shkak të biznesit të saj të veçantë, duke prodhuar diamante nga mbetjet mortore, substanca që mbeten pas djegies. Tani diamantet mund të konsiderohen shumë më personale, pasi vijnë edhe nga mbetjet mortore të të afërmve të atyre që i porosisin.
Kjo kompani zvicerane i përpunon mbetjet mortore duke i vendosur nën presion të temperaturave të larta. Hiri kompresohet në atë mënyrë që kthehet në diamant me vlerë.
Shefi i “Algordanza” tha se ideja daton 10 vjet më parë.
Rinaldo Willy thotë se numri i klientëve është rritur tashmë dhe po përhapet biznesi i tyre në 24 vende rreth e rrotull të botës.
Çdo vit procesojnë hirin e rreth 800-900 njerëzve.
Dhe pas procedimit dhe prodhimit që zgjat për 3 muaj, kthehet hiri në diamante që mund të paketohen në një kuti dekorative ose projektohet si një pjesë ultra moderne në bizhuteri.
Shumica e atyre që porosisin diamante nga Algordanza janë të afërmit e të vdekurve.
Willy ka bërë të ditur se 25 për qind e klientëve janë zakonisht japonezë. Një diamant i tillë kushton ndërmjet 5.000 deri 22 mijë dollarë. Një proces i tillë i transformimit të eshtrave në diamante bëhet me makinerinë e fundit të lartë, e cila bëhet ngjashëm sikur në laboratorët e diamanteve sintetike.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet














