Lajme

Kompanitë e mëdha kanë më pak vende të lira pune

Numri i mundësive të punësimit në kompanitë më të mëdha zvicerane ra me 1.6 për qind në prill, në krahasim me muajin e kaluar, sipas portalit të punës Indeed, përcjell albinfo.ch.

Për shembull, ka më pak vende të lira pune në Coop, Migros, Swisscom, Roche, si dhe Hekurudhat Federale të Zvicrës – të gjitha këto janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj të Zvicrës.

Megjithatë, pavarësisht rënies së lehtë të vendeve të lira të punës, mungesa e punëtorëve të kualifikuar mbetet një çështje kryesore, me tre nga katër kompani që raportojnë vështirësi në rekrutim.