Lajme
Kompanitë franceze të interesuara për Kosovën
Energjia e ripërtëritshme, ujërat, mineralet dhe disa fusha të tjera, duket se janë piketuar nga afaristët francez për të investuar në Kosovë
Një delegacion nga komuniteti i biznesit francez po qëndron në Kosovë për të parë nga afër se çka ofron Kosova për investitorët francez. Energjia e ripërtëritshme, ujërat, mineralet dhe disa fusha të tjera, duket se janë piketuar nga afaristët francez për të investuar në Kosovë.
Delegacioni i Kosovës drejtohet nga Julien Roche, president i Odës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, Claude Scheuer, këshilltar në kompaninë franceze Degremont, të cilët u shoqëruan nga Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
Ky delegacion sot zhvilloi një takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli. Ky i fundit e njoftoi delegacionin francez me zhvillimet ekonomike në vend, kornizën institucionale dhe ligjore, mjedisin biznesor që ofron vendi për investitorët e huaj si dhe projektet që janë në zhvillim e sipër.
Më tej u diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e energjisë, energjisë së ripërtëritshme, mineralet e fusha tjera me interes të përbashkët.
Me këtë rast një vend i veçantë iu kushtua mundësisë së prurjes së investitorëve francezë që të diskutohen projekte konkrete në fushat që mbulon MZHE, ndërsa u shtrua nevoja për asistencë teknike dhe avancimi i bashkëpunimit me odat ekonomike në Kosovë.
Ndryshe, kompania franceze Degremont është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve që përmes projekteve përkatëse të trajtojë ujërat dhe shërbime të tjera për autoritetet lokale dhe industrive të ndryshme.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













