Komuna Biberist në hall me Azem Sylën!
Kryetari i komunës për Sylën: "Njerëzit e tillë dëmtojnë ata që vërtetë kanë nevojë për ndihmë, shumë prej tyre bashkatdhetarë të tij"
Kryetarit të komunës Biberist i ka ardhur në majë të hundës: “Sa të marrë jemi ne zviceranët! Si do t`i përgjigjem unë një bashkëqytetari që jeton në teh të ekzistencës nëse më pyet lidhur me rastin Syla!”, ka shpërthyer ai të hënën në bledhjen e Këshillit të Komunës. Rasti aktual “i tejkalon të gjitha të deritashmet, si për nga shuma e parave sociale të shfrytëzuara ashtu dhe për nga paturpësia”, ka thënë Blaser, raporton gazeta “Solothurner Zeitung”.
Njerëzit e tillë përveç që kushtojnë me para dhe me angazhim, dëmtojnë veçanërisht ata persona që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë. Dhe ata, në një numër të konisderueshëm janë bashkatdhetarët e tij ose njerëz të tjerë që mbështeten në vullnetin tonë të mirë”, ka shtuar ai.
Rasti i deputetit kosovar Azem Syla vazhdon të mbetet aktual në mediet zvicerane. Së pari ishte padia e bërë kundër tij për abuzim të ndihmave sociale dhe atyre suplementare. Pastaj erdhi vendimi i autoriteteve për migracion që atij t`i tërhiqet leja e përhershme e qëndrimit (viza C) dhe që ai të lëshojë Zvicrën. Syla ka ushtruar të drejtën e ankesës në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gyqësisë së vendit, kundër vendimit të fundit.
Dhe, në kohën kur po pritet veprimi i kësaj ankese, komuna e vogël, Biberist, e Solothurnit, ku Syla ka pasur vendbanimin, e sheh veten të viktimizuar nga e gjithë kjo!
Arka e kompensimeve e Kantonit të Solothurnit (Akso) po i kërkon komunës Biberist t`ia kthejë asaj paratë e ndihmave sociale që i janë dhënë Azem Sylës përmes entit social të kësaj komune. Bëhet fjalë për një shumë prej afër 120 mijë frangash, shkuan gazeta “Solothurner Zeitung”.
Por komuna Biberist, që është vendbanim zyrtar i Sylës, kundërshton të bëjë këtë kompensim. Kështu ka vendosur Këshilli komunal. Njëherësh ky këshill do të bëjë ankesë kundër kërkesës së Akso-s për kthimin e parave.
Avokati i angazhuar nga komuna do t`i kërkojë Akso-s që të pezullojë procedurën e kërkimit për kthimin e parave deri në vendimin përfumdimtar lidhur me lëndën penale për Azem Sylën. Po kështu avokati po e shqyrton mundësinë nëse edhe komuna mud të ngrejë padi kundër Azem Sylës.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë













