Lajme
Komunitetet fetare në Shqipëri kundër paradës homoseksuale
Shqipëria ka miratuar një ligj që ndalon diskriminimin në bazë të preferencës seksuale në vitin 2010
Liderët fetarë të Shqipërisë kanë kritikuar mbajtjen e paradës së homoseksualëve duke thënë se kjo paraqet “rrezik” për shoqërinë.
“Demonstratat e tilla publike janë abuzim me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe paraqesin rrezik për moralin dhe traditën e familjes shqiptare”, ka thënë zëdhënësi ikomunitetit mysliman Agron Hoxha.
Edhe Kisha Katolike kundërshton paradën e planifikuar të mbahet në Tiranë me 17 maj.
Zëdhënësi Gjergj Meta, ka thënë se homoseksualiteti është kundër rendit natyror dhe moralit të shoqërisë.
Në popullatën prej 3.2 milionë banorësh të Shqipërisë, shumica janë myslimanë, por ka numër të konsiderueshëm edhe të katolikëve dhe ortodoksëve.
Organizatat e homoseksualëve në Shqipëri shpallën planet për paradën të premten.
Shqipëria ka miratuar një ligj që ndalon diskriminimin në bazë të preferencës seksuale në vitin 2010./rel &albinfo/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










