Lajme
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ekspozita “Nga lufta në paqe: Kosova e rrëfyer nga shtypi dhe media” mbahet në Çikago
Në një mbrëmje reflektimi dhe lidhjeje me rrënjët, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois (AACI) do të organizojë një ekspozitë multimediale për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita do të sjellë për publikun artikuj të arkivuar, fotografi të rralla dhe dokumente historike që pasqyrojnë periudhën e luftës dhe rrugëtimin drejt paqes, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të shfaqet edhe dokumentari “The Valley”, i siguruar nga Reporting House, muze historik në Prishtinë. Dokumentari paraqet përjetimet e luftës dhe pasojat e saj, duke ofruar një pasqyrë të thellë mbi rezistencën dhe shpresën e popullit të Kosovës.
Organizatorët theksojnë se aktiviteti synon të shërbejë si një hapësirë reflektimi mbi historinë, nderim për sakrificat dhe promovim i identitetit shqiptar në diasporë. Vizitorët do të kenë mundësi të takohen me anëtarë të komunitetit dhe të ndajnë kujtime e përvoja.
Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 18:00 në ambientet e “Vjosa Cafe & Events”, në adresën 1030 W. 35th St, Chicago, ndërsa dyert hapen nga ora 17:30. Biletat janë të nevojshme, ndërsa hyrja për fëmijët nën 12 vjeç është falas. Organizatorët do të ofrojnë ushqime të lehta dhe pije, ndërsa parkimi në rrugë është falas. Kodi i veshjes i rekomanduar është cocktail. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi Ibrahim Çunaku, histori suksesi në shërbimet shëndetësore evropiane me qendër në Vjenë”... -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave













