Koncert Festiv me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar, nga plaku i Vlorës Ismail Qemali me patriotët nga gjithë trevat Shqiptare i uroj gjithë kombit Shqiptar të jetojnë ne paqë dhe liri së bashku, në një Shqipëri pa kufij dhe të integrohen sa më shpejtë në Europën e Bashkuar, pasi kemi qenë dhe jemi banorë të përjetshëm të saj.
Të nderuar mërgimtar, prindër, të dashur nxënës nga të gjitha trojet shqiptare , intelektual e artdashës, e të gjithë juve që po ju shkruajmë.
Shoqata Kulturore Shqiptare “BASHKIMI“, si dhe Shkolla Shqipe “Naim Frashëri”, në bashkëpunim me një grup atristësh shqiptarë, do të organizojë një
Koncert Festiv me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 01 Dhjetor, Ditën e Shtunë, më 17.45 deri më 24.00, në adresën: Kultur Zentrum Tell, Bernstrasse Nr. 101, 3072 Ostermundigen.
Do të marrin pjesë Shoqëria Kulturore Artistike „Bashkimi“, nga Ostermundigeni, me këngë folklorike dhe valle popullore shqiptare,
Shkolla Shqipe e mësimit plotësues, me poezi të zgjedhura, këngë e pjesë teatrale.
Këngëtari i mirënjohur Nimon Mushkolaj, pianisti Fitim Latifi dhe klarinetisti Fadil Kryeziu.
Programin do ta udhëheq Arta Rrika , e cila poashtu do të këndojë këngë të zgjedhura të melosit shqiptar.
Të festojmë të gjithë së bashku dhe të përçojmë tek brezi i ri vlerat tona të gjuhës, muzikës dhe artit. Të shprehemi me një thënie të vjetër:
Atë që nuk arrin ta bëjë politika, le ta bëjë muzika dhe ne të bashkohemi për të festuar dhe gëzuar, këtë 100 Vjetor, Shqiptar.
GËZUAR PËR JETË E MOT ! SHKSH “BASHKIMI”
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër









