Lajme
Konferencë për rindërtimin e Ukrainës
Në Lugano të Zvicrës zhvillohet konferenca që do të përpilojë strategjitë për rindërtimin e Ukrainës, pavarësisht luftimeve që vazhdojnë. Por ajo nuk do të jetë një konferencë donatorësh.
Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis hapi konferencën për rimëkëmbjen e Ukrainës (URC2022), të hënën, më 4 korrik 2022, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyj, i cili ishte i lidhur nga Kievi (Kiev) dhe kryeministrin, Denys Schmyhal në Lugano për të diskutuar procesin e rindërtimit. Në fjalën e tij të hapjes, presidenti zviceran përshkroi qëllimet e URC2022.
Përfaqësues nga 40 vende të botës dhe organizata ndërkombëtare janë konsultuar këtë të hënë në Lugano të Zvicrës për rindërtimin e Ukrainës, pavarësisht vazhdimit të luftimeve.
Qeveria ukrainase për herë të parë ka prezantuar prioritetet e saj për procesin e rindërtimit. Presidenti, Volodymyr Zelensky ishte i pranishëm përmes mesazhit me video. Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Çekisë ishin pjesëmarrës në konferencë.
Strategji për rindërtimin
Ky takim synon vetëm të përpilojë strategjitë për rindërtimin, që orientohen nga një plan Marshall, si plani amerikan që çoi në rindërtimin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore. Pritet që rindërtimi i Ukrainës pas muajsh shkatërrimi të kushtojë disa qindra miliarda dollarë. E ngarkuara për konferencën, zvicerania Simone Pidoux u shpreh para konferencës se ky proces do të zgjasë “me vite, në mos dekada”. Por Ukraina do të konfrontohet në Lugano edhe me kërkesa për reforma të thella, veçanërisht në drejtim të korrupsionit të përhapur në vend.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












