Kosova
Konfirmohet aktakuza, Presidenti i Kosovës jep dorëheqje
Pas Kadri Veselit, edhe presidentit Thaçi i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, shkruan albinfo.ch.
Në konferencën e tij të mbajtur, ai konfirmoi aktakuzat dhe dha dorëheqje nga posti i Presidentit.
“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë Presidenti Thaçi para mediave.
“Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës”, tha ai.
“…Për të mbrojtur integritetin e Presidencës, shtetit të Kosovës, qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës dhe duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Thaçi më tej tha se ndihet krenar me përgjegjësitë që ka bartur në tri dekada në pozicione të ndryshme institucionale.
Ish presidenti Thaçi kërkoi nga forcat politike që në këto rrethana të reja të dëshmojnë maturinë që kërkon koha, në mënyrë që vendi të mos thellohet në krizë kushtetuese e institucionale.
“Interesat e shtetit të jenë mbi ato personale dhe partiake”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të ruhet orientimi euro-atlantik i shtetit dhe shoqërisë.
Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.
Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat












