Lajme
Konfiskohen 102 kg drogë, me adresë Zvicrën
Një koordinim i përbashkët i Policisë së Kosovës, Italisë, Zvicrës dhe Shqipërisë ka bërë që të konfiskohen 102 kilogram marihuanë. Droga e prodhuar në Shqipëri destinacion e kishte Zvicrën
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Zvicrës, Shqipërisë dhe atë të Italisë, kanë arritur të zbulojnë një rrjet trafikantësh të narkotikëve, ndërsa kanë konfiskuar rreth 102 kilogram drogë të llojit marihuanë. Droga është konfiskuar në Kosovë, ndërsa destinacion kishte Zvicrën.
Në konferencën e policisë u bë e ditur se në këtë aksion janë arrestuar shtatë persona që dyshohen se janë përfshirë në transportin e kësaj droge.
Bahri Shala është shef për hetimin dhe luftimin e narkotikëve në Kosovës. Ai tha se katër persona të moshës mbi 35 vjet janë arrestuar në Kosovë, të cilëve u është konfiskuar edhe një sasi prej 102 kilogramësh marihuanë.
“Fillimisht informacionet kanë qenë të Policisë së Kosovës dhe janë ndarë me të gjitha këto shtete. Droga ka qenë e fshehur përmes mjeteve të transportit, ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë dhe është fshehur përmes metodave të cilat përdorën nga të dyshuarit. Këta 4 personat e arrestuar janë shtetas të Kosovës” , deklaroi ai.
Sipas Policisë, sasia e konsiderueshme e marihuanës, fillimisht erdhi nga Shqipëria dhe po ruhej në një lokacion në Ferizaj. Më pastaj në sasi më të vogla po bartej nga Kosova në Shqipëri për të vazhduar në Bari të Italisë dhe në destinacionin e fundit në Zvicër.
Policia atje, arrestoi tre persona, ka bërë të ditur Veton Elshani nga Policia e Kosovës, raportojnë mediat në Prishtinë .
“Me 5 shtator 2013 në orët e vona të pasdites, policia kantonale e Vaduzit, ka arrestuar 3 persona të dyshimtë dhe ka bastisur dy lokacione. Një sasi signifikante e marihuanës është gjetur dhe konfiskuar nga policia atje”, deklaroi Elashani.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













