Lajme
Konfiskohen qindra kilogramë drogë
Në operacionin e koduar “Kokakina”, Policia e Koosvës dhe ajo e Shqipërisë kanë konfiskuar më shumë se 20 kilogramë kokainë dhe qindra kilogramë drogash të tjera
Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në një operacion të përbashkët, kanë asgjësuar një rrjet të organizuar të trafikut me narkotikë si dhe kanë konfiskuar një sasi të madhe të drogës. Në operacionin e koduar “Kokakina”, janë konfiskuar më shumë se 20 kilogramë kokainë dhe qindra kilogramë drogash të tjera.
Sipas një njoftimi, dy strukturat policore, mbështetur në informacionet e sigurta nga rrugët operativo-hetimore, kanë realizuar aksionin duke asgjësuar këtë rrjet. Madje që është e veçanta e këtij aksioni, janë zbuluar dy laboratorë për përzierjen e drogave, njëri në Kosovë dhe tjetri në Shqipëri.
Si rezultat i hetimeve më 12.06.2014 rreth orës 07:00 në pikën kufitare ( Kosovë Shqipëri) në Vermicë, nga Policia e shtetit të Shqipërisë (në pjesën e Republikës së Shqipërisë), është ndaluar një person i dyshuar, i cili nga Shqipëria transportonte shtatë (7) kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Si pjesë e operacionit policor, Policisë së Kosovës e ka bastisur një shtëpi në rajonin e Pejës. “Gjate bastisjes së shtëpisë është gjetur një lokacion i improvizuar si laborator në të cilin janë gjetur pajisje që shërbejnë për matje, përzierje dhe paketim të substancës narkotike”, njofton policia.
Në këtë lokacion në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 18 kg.e 235gr, kokainë; 5 kg e 955 prekursorë; 8 litra acid klorhidrikë; 246 litra aceton
7 litra hidro-kiselinë; Pajisje laboratorike: (mikserë, sita, korita, ventilatorë, llampa, dorëza, peshore etj); 2 vetura etj.
Si të dyshuar për veprimtari kriminale të krimit të organizuar dhe trafikim me substanca narkotike janë arrestuar; V. T e lindur më 1964 f/sh me shtetësi Amerikane; V . B i lindur më 1972 kosovar dhe ; V . B i lindur më 1981 kosovar.
“Si pjesë e këtij operacioni është realizuar edhe një bastisje në Ferizaj ku është arrestuar një person i dyshuar me inicilaet A.Z i lindur më 1981, i cili dyshohet se është pjesë e këtij grupi kriminal”, njofton Policia e Kosovës, sipas të cilës, edhe në Shqipëri ka pasur arrestime dhe konfiskim droge.
Sipas Policisë Shqiptare janë konfiskuar; 207 kg. e 360 gr. kanabis sativa; 22 kg heroinë; 2.8 kgr. Kokainë; 22 bidona nga 25 litra me aceton; 6 armë zjarri
929 fishekë; 143 000 euro; 3 automjete; 25 telefona celular dhe prova të tjera relavante për rastin.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













