Lajme
Konfiskohet drogë që po bartej me traktor
Marrihuana në peshë 151.5 kg po transportohej në një rimnorikoi të mbushur me sanë, ndërsa destianacion ishte BE
Ferizaj. Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizaj, të matën në mbrëmje ka konfiskuar rreth 150 kilogram marihuanë si dhe ka arrestuar një person në dyshimin e bazuar për veprën penale të mbajtje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogës.
Sipas njoftimi zyrtar lëshuar nga Policia e Kosovës, marihuana në peshë 151.5 kg po transportohej në një rimorkio të mbushur me sanë. Në momentin që Policia po bënte përpjekje për të konfiskuar këtë sasi narkotikësh, nga vendi i ngjarjes kishin ikur edhe dy persona të tjerë, për të cilët policia thotë se ka njohuri për identitetin e tyre.
Policia njofton se personi i arrestuar lidhur me këtë rast është mashkull, shqiptar i Kosovës, A. R. i lindur në vitin 1976.
“Operacioni policor është realizuar në fshatin Varosh në drejtim të fshatit Koshare derisa personi i dyshuar ishte duke ngarë një traktor me rimorkio. Nën dyshimin se narkotikët mund të jenë në këtë traktor, në fshatin Slivovë zyrtarët policorë kanë ndaluar të dyshuarin dhe nën sanë, kanë hasur disa thasë më ngjyrë të zezë dhe të bardhë në të cilët dyshohej se kishte sasi të marihuanës”, thuhet në njoftimin PK-së.
Kjo sasi e marihuanës, sipas Policisë, dyshohet se ka pas për destinim tregun ndërkombëtar, ndërsa vlera e saj është rreth 100 mijë euro.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












