Lajme
Konfiskohet drogë me vlerë prej 1 milion frangash: Arrestohen katër kosovarë
Gjatë operacionit, policët kanë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë. Bëhet fjalë për dy kosovarë, të moshës 26 dhe 45 vjeç, të cilët vozitnin autobusin
Autoritetet zvicerane kanë bërë një goditje të trafikut të drogës, duke arrestuar pronarin e një kompanie udhëtimesh në Aargau dhe vëllain e tij. Të dy kosovarët janë kapur në përpjekje për të kontrabanduar 116 kg marihuanë në Zvicër, shkruan Aargauer Zeitung.
Policia e Kantonit Aargau ka njoftuar të mërkurën se në mes të qershorit, ka arrestuar dy të përmenduri në një operacion të përbashkët me Administratën Federale të Doganave, transmeton albinfo.ch.
Arrestimi është bërë pas një pune të gjerë hetimore. Në kantonin Vaud, doganierët më kishin ndaluar një autobus udhëtarësh dhe një makinë shoqëruese që kishin kaluar kufirin zviceran disa minuta më parë.
Në rimorkio kishte 116 kilogram marihuanë të paketuar. Droga ishte fshehur pas një muri të dyfishtë, përcjell albinfo.ch. Policia vlerëson mbi një milion franga vlerën në treg të kësaj droge.
Gjatë operacionit, policët kanë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë. Bëhet fjalë për dy kosovarë, të moshës 26 dhe 45 vjeç, të cilët vozitnin autobusin. Roli i saktë i katër të akuzuarve tani po hetohet. Aktualisht vlen prezumimi i pafajësisë.
(Foto: Kapo Vaud)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet













