Lajme
Konfiskohet tekstil i kontrabanduar në vlerë 60 mijë euro
Njësitë e Doganës gjatë orëve të vona të natës kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të mallit kontrabandë në vlerë 60 mijë euro
Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës kanë arritur të kapin në sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara. Sipas një njoftimi zyrtar, vlera e mallrave që i përket tekstilit, është mbi 60 mijë euro, ndërsa një person që fillimisht u arratis, u kap nga Policia dhe u dërgua në mbajtje.
“Njësit e Doganës gjatë orëve të vona të natës (03:30) kanë hasur në një automjet transportues të dyshimit me targa të Kosovës, fillimisht është tentuar të ndalet automjeti por drejtuesi si i automjetit në fjalë edhe përkundër sinjalizimit për ndalim-kontroll nuk ka ndalur automjetin, me ç‘rast ka vazhduar me shpejtësi me qëllim të ikjes”, thuhet në njoftimin e doganës.
Sipas njoftimit, njësitë e doganës kanë filluar ndjekjen kur edhe është arritur të ndalet automjeti por drejtuesi i automjetit ka ikur, duke lënë automjetin e boshatisur.
“Menjëherë kanë filluar hetimet për identifikimin e tyre ku njëri prej personave fizik është arritur të identifikohet dhe më pas gjatë orëve të para të mëngjesit është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga hetuesia i cili më pas edhe është arrestuar”, njofton Doga e Kosovës.
Sipas një njoftimi, menaxhmenti i Doganës së Kosovës thuhet se është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkon nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











