Kosova
Konjufca: President nga familja Jashari do të ishte “konsensus automatik” në Kosovë
Ministri i Jashtëm thotë se një emër nga familja e Adem Jasharit do të pritej pozitivisht nga shoqëria
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nëse do të vinte një emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri, përcjell albinfo.ch.
“Një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari”, tha ai për mediat më 25 shkurt.
I pyetur se a ka vullnet nga familja Jashari për këtë çështje, Konjufca tha se nuk i takon të flasë në emër të tyre.
“Duhet të shkoni atje dhe ta merrni përgjigjen, nuk jam unë këtu që të supozoj se kjo është. Ka qenë kryeministri aty”, tha ai.
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Prekaz të Skenderajt te familja Jashari. Ai ka konfirmuar për mediat se ka biseduar me Rifat Jasharin “për çështje politike”.
Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar.
Deputetët e Kosovës kanë afat deri më 4 mars që të zgjedhin presidentin e ri, pasi presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill. Osmani ka shprehur synimin edhe për një mandat të dytë në krye të shtetit.
E-Diaspora
-
Gzim Rama, i vetmi politikan me rrënjë shqiptare që kandidon për qeverinë komunale të Moudon-it në gjithë kantonin e Vaud-it Moudon, një nga qytetet historike të kantonit Vaud, po hyn në fazën vendimtare të zgjedhjeve komunale.... -
Itali
20-vjeçari shqiptar humb jetën, hidhet në det pasi rrahu nënën -
Zvicër
Elmonda Bajraliu kandidate në zgjedhjet komunale të Winterthur-it -
Berlin
Regjisori shqiptar Renis Hyka triumfon në Berlinale me projektin fitues “The Dream Makers” -
Slloveni
Vdes tragjikisht në vendin e punës i riu kosovar në Slloveni
Jeta në Zvicër
-
Shpërthim i fortë dëgjohet në Illnau-Effretikon Policia kantonale sqaron se incidenti ndodhi pranë fshatit Luckhausen dhe situata është nën kontroll... -
Gzim Rama, i vetmi politikan me rrënjë shqiptare që kandidon për qeverinë komunale të Moudon-it në gjithë kantonin e Vaud-it -
Zvicër
Elmonda Bajraliu kandidate në zgjedhjet komunale të Winterthur-it -
Gabim në Thurgau: I jepet shtetësia zvicerane një personi të vdekur -
Shkatërron mercedesin në një vetaksident: 6 muaj burg për kosovarin













