Lajme
Konkurs për storiet më të mira për Diasporën
Ministra e Diasporës për herë të parë e themelon Çmimin vjetor për shkrimin/ kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën
Për herë të parë prej që është themeluar si dikaster i veçantë qeveritar, Ministria e Diasporës, shpallë konkurs për shkrimin ose kronikën më të mirë televiziv për diasporën. Themelimi i këtij çmimi, ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare
“Në kuadër të implementimit të planit të veprimit për vitin 2015, në shërbim të ruajtjes së identitetit dhe fuqizimit të lidhjeve me diasporën, Ministra e Diasporës për herë të parë e themelon Çmimin vjetor për shkrimin/ kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Ministria e Diasporës i fton gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që me shkrimet e tyre, reportazhe, emisione radiotelevizive, përkatësisht me kronikë televizive ose kronikë në radio të konkurrojnë në konkursin për çmimin “Shkrimi/kronika ose emisioni më i mirë për diasporën”.
“Shkrimet/ kronikat, përkatësisht emisionet duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme (arsim, kulturë, ekonomi, sociale). Çmimi do të jepet në këto kategori: Çmimi për kronikën në TV-radio ose për emisionin më të mirë për diasporën, në vlerë 1000 euro; Çmimi për shkrimin më të mirë për diasporën në mediet e shtypura/portale informative, në vlerë 700 euro”, thuhet në njoftimin e MeD, transmeton albinfo.ch.
Kushtet, sipas kësaj miniere janë: të jetë shkrim i botuar gjatë vitit në mediet e shkruara (ose elektronike) – emision/kronikë televizive ose radiodifuzive; t’i jetë kushtuar aktivitetit të diasporës shqiptare; të ketë vlera afirmative dhe mesazhe që i kontribuojnë fuqizimit të diasporës dhe rolit të saj në ndërtimin e shtetit të Kosovës; të nxitë interesimin e diasporës për të investuar në Kosovë.
“Përzgjedhjen e shkrimit më të mirë, përkatësisht kronikën ose emisionin më të mirë do ta bëjë një komision që do të përbëhet nga njerëz kompetentë të fushës së gazetarisë”, njofton MeD, sipas të cilës, konkursi do të jetë i hapur nga data 15 prill deri më 15 qershor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











