Lajme
Kontingjenti i parë ushtarak gjerman mbërrin në Prishtinë
Kontingjenti prej 250 ushtarësh të batalionit rezervë gjermanë të KFOR-it, në orët e pasdites së sotme kanë aterruar në Prishtinë
450 ushtarë tjerë gjermanë pritet të arrijnë në Kosovë në ditët në vijim.
Ditë më parë, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews kishte deklaruar se rreth 700 pjesëtar të KFOR-it gjerman dhe austriak, këto ditë do të zbarkojnë në Kosovë, dhe nga kjo shifër e paralajmëruar, tashmë kanë arritur 250 ushtarë në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar më KosovaPress, Mark Stubler nga zyra për informim e KFOR-it, i cili nuk ka saktësuar kohën dhe vendin e qëndrimit të ushtarëve në Kosovë, duke thënë se kjo është pjesë e çështjeve operacioneve të KFOR-it dhe nuk i takon t’i komentoj.
“Sot ka arritur pjesa prej 250 ushtarëve gjerman dhe ata kanë arritur pak minuta para orës 15:00. Kjo është pjese e çështjeve operacionale që ne nuk i komentojmë. Batalioni të cilit i takojnë janë nën komandën e komandantit të KFOR-it dhe ai vendos se ku do te angazhohen. Çështja e kohës së qëndrimit është gjithashtu çështje operacionale që ne nuk e komentojmë”, ka thënë Stubler
Ndërkaq, deri të premte, pritet që KFOR-it t’i bashkohen edhe 450 trupa shtesë të batalionit rezervë të KFOR-it, me ushtarë gjermanë dhe austriakë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












