Lajme
Kontratë Kolektive për punëtorët kosovarë
Kjo Kontratë Kolektive e garantuar nga Qeveria, përcakton marrëdhëniet e punës, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit dhe punëmarrësit
Lufta disavjeçare e sindikalistëve kosovarë për ta nënshkruar “Kontratën Kolektive” përfundoi të martën. Kryeministri Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës e nënshkroi këtë kontratë e cila kolektivisht rregullon marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit.
“Së bashku jemi këtu, për të nënshkruar Kontratën Kolektive, nënshkrim ky i cili përfundoi tash, si një akt juridik, që do të rregullojë raportet ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kjo marrëveshje është shumë e vlefshme për Kosovën, pasi është më e avancuar dhe më gjithëpërfshirëse sesa Ligji i Punës”, deklaroi Thaçi.
Kjo kontratë përcakton themelimin e marrëdhënies së punës, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit dhe punëmarrësit, orarin e punës, punën e natës, pushimin vjetor, atë të lehonisë, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarit dhe mbrojtjen e ambientit të punës.
Kjo marrëveshje, siç tha kryeministri Hashim Thaçi, përcakton në mënyrë të qartë dhe të detajuar të drejtat dhe detyrimet e palëve të përfshira.
Marrëveshja e lehtëson marrëdhënien e sipërmarrësve me punëtorët, duke shmangur përplasjet e mundshme dhe kostot e larta që rrjedhin prej tyre.
“Në mënyrë të tërthortë ajo ka për të ulur edhe ngarkesën e punës në gjykata, pasi marrëdhëniet e punës do të jenë aq mirë të përcaktuara dhe të rregulluara, sa që mosmarrëveshjet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit do të bëhen pothuajse inekzistente”, tha Thaçi.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë garantuese e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe do të sigurojë përmbushjen e të drejtave, që ju takojnë punëtorëve.
“Unë jam i bindur se kjo rritje shpenzimesh nga buxheti i shtetit për të garantuar Kontratën Kolektive për të punësuarit e sektorit privat, ashtu sikurse rritja prej 25 për qind që ndërmorën për rrogat e punonjësve të shtetit, bazohet tek principi i nevojës dhe meritës”, tha më tej kryeministri.
Qeveria e Kosovës, siç tha më tej Thaçi, ka shtuar në mënyrë të dukshme pozitive, të hyrat prej tatimeve dhe doganave, prandaj kjo rritje “na lejon të bëjmë mbulesën financiare që kërkon Kontrata Kolektive e Kosovës”.
Në nënshkrimin e marrëveshjes kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e sindikatave, Odës Ekonomike të Kosovës, Aleancës Kosovare të Biznesit, etj.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të huajt që kërkojnë një jetë më të... -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës -
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos











