Shkurt.ch
Kontrollet e reja kufitare të BE-së kushtojnë 18 miliardë €
Komisioni Evropian është i shqetësuar se rikthimi i kontrolleve kufitare rrezikon zonën e Shengenit.
Kontrollet kufitare afatgjata do të dëmtojnë ekonominë evropiane, sipas Komisionit Evropian. “Rifutja e kontrollit kufitar do të sjellë kosto të mëdha ekonomike, politike dhe sociale”, citon “Süddeutsche Zeitung” draftin e strategjisë së Komisionit për të shpëtuar zonën e Shengenit. Prandaj, Brukseli pret një barrë për ekonominë evropiane deri në 18 miliardë euro në vit. Kjo do të jetë e barabartë me 0.13 për qind të prodhimit ekonomik në zonën Shengen.
Shumica e kontrolleve kufitare do të ndikojnë trafikun e mallrave në rrugë. Megjithatë, konsekuenca do të ketë edhe për 1,7 milionë punëtorë që udhëtojnë çdo ditë në kufijtë e BE-së për punë. Sipas llogaritjeve nga autoritetet në Bruksel, kostot për ndërmarrjet që punësojnë këta njerëz kapin vlerën në mes 2.5 dhe 4.5 miliardë euro, shkruan “Süddeutsche Zeitung”, nga humbja e kohës në pritjet në kufi, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu do të preket edhe turizmi. Sipas Komisionit të BE-së, shumë më pak vizitorët do të vijnë në Evropë. 13 milionë bujtje ishin humbur, një humbje miliardash për industrinë e turizmit evropian.
Sipas gazetës, autoritetet në Bruksel kanë një rrugë (udhërrëfyes) për ta mbajtur Shengenin funksional gjatë krizës së refugjatëve.
Së pari Greqia duhet të ndihmohet nga agjencia e mbrojtjes kufitare „Frontex“ për të siguruar kufijtë e jashtëm të BE-së.
Deri në vjeshtë rojat bregdetare duhet të jenë gati. Deri në fund të vitit, duhet të hiqen të gjitha kontrollet e kufijve brenda zonës Shengen.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













