CH-Ballkani
Koordinim i tri shteteve në fushën e Diasporës
Takim i përbashkët i ministrave të Diasporës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës në Ohër
Ministri maqedonas i Diasporës, Edmond Ademi, ai i Shqipërisë Pandeli Majko dhe ministri i Diasporës i Kosovës, Dardan Gashi janë dakorduar për të bashkëpunuar të tri shtetet në fushën e diasporë. Gjatë një takimi në Ohër vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.
Takimi i Ohrit u konsiderua një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik, transmeton KP.
Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tri vendeve.
“Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe në vende të tjera, për t’i takuar komunitetet e diasporës. Ata, po ashtu, u pajtuan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera, të interesuara, në rajon”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri











