Jeta në Zvicër
Koralet që nuk ndikohen nga ndryshimet klimatike
Këto korale mund të përdoren për të ripyllëzuar shkëmbinjtë nënujorë të koraleve të vdekura në Detin e Kuq ose dhe në vende të tjera të botës
Një lloj i veçantë i koraleve në Detin e Kuq tregon një qëndrueshmëri të habitshme kundrejt pasojave të ndryshimit të klimës. Për të studiuar më në hollësi këtë, Universiteti Politeknik i Lozanës EPFL planifikon të themelojë një qendër transnacionale hulumtuese për Detin e Kuq. Për të realizuar këtë synim, universiteti në fjalë ka marrë edhe mbështetjen e Federatës, thuhet në një komunikatë nga EDA (Ministria e Jashtme e Zvicrës).
Në kuadrin e konfrencës ndërkombëtare mbi temën “Dialog në mes të shkencës dhe diplomacisë”, të martën, më 18 mars, ministri zviceran i punëve të jashtme, Ignazio Cassis ka bërë të ditur se Zvicra mbështet qëllimin e EPFL të Lozanës për të themeluar një “Transnational Red Sea Center” (Qendër Transnacionale Deti i Kuq). Kjo qendër hulumtuese do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të komunitetit shkencor në regjionin e Detit të Kuq.
Si një vend me kapacitete inovative dhe me një komunitet të madh shkencor, Zvicra zotëron mjetet dhe besueshmërinë, në mënyrë që në një regjion të botës që karakterizohet nga një kontekst delikat politik dhe kulturor, të shërbejë si lehtësuese dhe të nxisë një dialog të tillë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga EDA.
Ideja për qendrën hulumtuese, sipas EPFL mbështetet në rezultatet e hulumtimit të bërë në vitin 2017, transmeton albinfo.ch. Ato rezultate tregonin se koralet në Gjirin Akaba të Detit të Kuq verior janë shumë të pandieshme nga temperaturat në ngritje dhe acidifikimi i oqeaneve.
Ajo që mund të bëhej është që këto korale të përdoreshin për të ripyllëzuar shkëmbinjtë nënujorë të koraleve të vdekura në Detin e Kuq ose dhe në vende të tjera të botës.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













