Korrupsioni, sfidë drejt BE-së

Ministrja Çitaku tha se luftimi i korrupsionit kërkon më shumë vullnet politik dhe vetëdije publike

Institucionet e Kosovës të enjten zyrtarisht e marrin  udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndërsa përfaqësuesit e qeverisë e këtë e konsiderojnë si fitore të madhe. Megjithatë ministrja që drejton dikasterin e Integrimit, Vlora Çitaku tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar  mbetet një sfidë madhe në procesin drejtin integrimit në BE.

Çitaku, marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave e quajtur si një fitore e konsensusit politik, ndërsa konfirmoi se udhërrëfyesi që do të jetë identik me atë të Ballkanit perëndimor. Çitaku ka theksuar se ky udhërrëfyes do të jetë njëfazor, ndërsa numri i kritereve apo detyrave të shtëpisë nuk do të jetë i vogël.

Këto komente Çitaku i bëri para Komisionit Parlamentar për Integrim. Para ligjvënësve ajo tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit në vend mbetet ende sfiduese për Kosovën në rrugën e saj për integrimet evropiane.

“Përkundër gatishmërisë, Kosova nuk arriti tash për tash t’i plotësojë të gjitha kushtet për marrëveshjen e stabilizim asocimit për shkak se vendi ka ekonomi të dobët dhe ka ende problem në luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ajo.

Luftimi i korrupsionit, sipas saj, kërkon më shumë vullnet politik dhe vetëdije publike.

Ndërsa, anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Ismet Beqiri është përqendruar më shumë te puna e institucioneve kompetente lidhur me luftën kundër korrupsionit, që sipas tij, nuk kanë bërë punë efektive për ta luftuar.