Lajme
Kosova anëtarësohet në RACVIAC
Sipas MPJ-së, anëtarësimi në këtë organizatë të Evropës Juglindore (RACVIAC) është i rëndësishëm për reformimin e sektorit të sigurisë
Kosova është anëtarësuar sot në organizatën e rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë RACVIAC (Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë, me seli në Zagreb) e themeluar në vitin 2000 me qëllim të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore.
“Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë të Evropës Juglindore është i rëndësishëm për shumë procese reformuese civilo-ushtarake të cilat do të ndihmojnë reformën e sektorit të sigurisë”, konsideron Ministria e Jashtme e Kosovës e cila falënderon të gjitha shtetet anëtare që bën të mundur anëtarësimin në këtë organizatë.
Sipas MPJ-së, RACVIAC, përpos komponentës ushtarake, në fushëveprimin e saj ka edhe pjesën akademike.
“Ajo ndihmon bashkëpunimin kundër terrorizmit, bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë, menaxhimin e fatkeqësive, katastrofave, integrimin evropian dhe euroatlantik, kontrollin e armëve dhe masave për ndërtimin e besimit dhe sigurisë (Confidence and Security Building Measures)”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, RACVIAC bashkëpunon ngushtë me organizatat ndërkombëtare, OKB, NATO, BE, OSBE, SELEC, DCAF, UNDP, ITF, RCC, MARRI, etj. Në këtë organizatë bëjnë pjesë aktualisht 8 shtete anëtare të rajonit si Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












