Lajme
Kosova dhe Kroacia, me marrëveshje për blerje ushtarake
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij në Kroaci u takua me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic.
Ky i fundit e falënderoi Mehajn për pranimin e ftesës për pjesëmarrjen në panairin e njohur, ASDA 2021, në qytetin e Splitit të Kroacisë.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas kumunikatës ministrore, gjithashtu në këtë takim u diskutua për potencialin e bashkëpunimit të ardhshëm tekniko-ushtarak në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Bashkëbiseduesit gjithashtu ripërsëritën rëndësinë e dialogut strategjik midis dy vendeve në kontekstin e interesit të përbashkët për stabilitetin e Evropës Juglindore.
Në mes tjerash, ministri Mehaj dhe ministri kroat, Banozic, u pajtuan për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake “Shtet me shtet”, për mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse, si dhe për Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes dy ministrive të Mbrojtjes, që pritet të nënshkruhet së shpejti në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi, Mehaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e madh të kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it.
Po ashtu, Mehaj dhe Sveçla e njoftuan ministrin Banozic, mbi situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh dhe duke pasur parasysh që Republika e Kroacisë kryeson Nismën Rajonale, SHBA-Karta e Adriatikut (A5) si dhe Bashkëpunimin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore këtë vit, ministri Mehaj mori ftesën nga ministri Banozic, për pjesëmarrje në takimet e ardhshme në nivelin e ministrave të mbrojtjes të të dy nismave.
“Republika e Kroacisë është partner i fuqishëm rajonal, me të cilin do të rrugëtojmë së bashku në perspektivën e sigurt zhvillimore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi me këtë rast ministri Armend Mehaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













