Lajme
Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje policore
Ministri kosovar, Bajram Rexhepi tha se me marrëveshjen policore thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Malit të Zi kanë nënshkruar të mërkurën në Prishtinë një marrëveshje për bashkëpunim policor. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rasko Konjevic.
Marrëveshja parashikon bashkëpunim më të thellë policor ndërmjet dy vendeve, përfshirë këtu edhe patrullime të përbashkëta gjatë verës kur shumë kosovarë shkojnë në Mal të Zi për pushime.
Ministri Rexhepi theksoi se me Marrëveshjen për bashkëpunim policor, do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të ndryshme. Kjo marrëveshje, siç tha ai, përfshinë edhe çështjen për patrullime të përbashkëta në mes të dy policive.
“Sot diskutuam që gjatë sezonit veror, të ketë patrullime të përbashkëta në disa pushimore të Malit të Zi, ku frekuentojnë një numër i madh i qytetarëve nga Kosova”, tha ministri Rexhepi.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Konjeviç, tha se vizita e tij në Republikën e Kosovës ishte shumë produktive, ku me këtë rast, nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim policor, do të përparojë marrëdhëniet në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
Të dy ministrat pohuan se është biseduar edhe për procesin e demarkacionit të kufirit, në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku u tha se në një të ardhme të afërt, në bazë të procedurave të rregullta, të nënshkruhet edhe Marrëveshja për demarkacionin e kufirit.
Gjithashtu është biseduar edhe për promovimin e komunitetit malazias në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ministrat e të dyja vendeve kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen për rregullimin e regjimit të trafikut kufitar, Marrëveshjen për hapjen e pikë-kalimit kufitar Kotllovë-Kuqishtë, për trafikun rrugorë ndërkombëtar të udhëtarëve, Marrëveshjen për përcaktimin e pikë-kalimit kufitar rrugorë ndërkombëtar Kullë-Savino Vodë, etj.
“Të gjitha këto marrëveshje kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit rajonal si dhe përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian për të dy shtetet”, thuhet në komunikatën lëshuar në fund nga MPB e Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












