Kosova
Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me nënsekretaren Amerikane për Diplomacinë Publike, Eizabeth Allen, për t’i bashkuar forcat kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
“Të ballafaquar me sfida të paprecedenta globale, fushatat dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin e sigurinë kombëtare të Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Këto fushata synojnë të mbjellin frikë, të manipulojnë opinionin publik dhe të minojnë besimin në institucione demokratike. Por, mbi të gjitha duan të cenojnë demokracinë e vlerat demokratike që qëndrojnë në themelet e shteteve tona”, ka thënë Osmani në konferencë të përbashkët për media me nënsekretaren Allen.
Osmani ka thënë se Kosova nuk është kursyer nga dezinformatat e sulmet kibernetike dhe se ato po intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon nëpërmjet Serbisë.
“Marrëveshja e nënshkruar sot është në funksion të luftimit të kësaj. Nuk përbën thjeshtë një marrëveshje tjetër, por është pikë kthese duke fuqizuar bashkëpunimin tonë në luftimin e manipulimit të informacionit”, ka thënë Osmani. “SHBA është aleati ynë kryesor dhe partneriteti ynë me SHBA-në është ekzistencial për cilindo sukses të Kosovës”.
E nënsekretarja Allen ka thënë se ka biseduar me Osmanin për çështje të shumta, ndër to edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ajo tha se SHBA-ja mbështet rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Allen ka thënë se “dezinformomi është problem në rritje dhe qasja bilaterale ndaj tij mund të ndihmojë luftimin e tij”./Koha.net
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës U ndaluan dy veta: shoferi, një shtetas 37-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, dhe qiramarrësi i njësisë... -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër -
Makinat e reja elektrike zvicerane rifitojnë terrenin, por nuk arrijnë objektivat -
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë -
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit










