Lajme
Kosova dhe Shqipëria, konsullatë të përbashkëta në Bari
Ofrimi i shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, sipas MPJ-së, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës në rajonet e Jugut të Italisë
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë kanë arritur marrëveshje të përbashkët diplomatike, që konsullatën e Shqipërisë në Bari të Italisë ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në këtë shtet. Marrëveshja është arritur ndërmjet dy ministrave, Enver Hoxhajt dhe Ditmir Bushati.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, thuhet se marrëveshja për vazhdimin bashkëpunimit të frytshëm me Shqipërinë është arritur gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Tiranë në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve.
”Nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor do të hedhin edhe një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Kosovë – Shqipëri”, thuhet në komunikatë.
Ofrimi i shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, sipas MPJ-së, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, “në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës, për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmjet Shqipërisë për në Kosovë”.
Kjo praktikë, sipas tyre, është vazhdimësi e bashkëpunimit që ka filluar më herët në Milano si dhe para disa javësh në Mynih.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











